Kurti: Kërkoj falje që ende s’mund t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës

Aktuale

Kurti: Kërkoj falje që ende s’mund t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për mediumin nga Holanda “Trouw”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në këtë intervistë, Kurti ka theksuar se ai realizon takime me serbët, por në fshehtësi, pasi sipas Kurtit një gjë e tillë është kërkesë e serbëve.

“Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk ka kryeministër që flet dhe konsultohet me serbët sa unë. Por pjesa dërrmuese e këtyre takimeve zhvillohen në fshehtësi, me kërkesë të tyre.

Sepse përndryshe Beogradi do t’i sulmonte menjëherë. Më vjen keq dhe kërkoj falje që ende nuk jam në gjendje t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës nga ngacmimet nga Beogradi”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat