E zbulon Bajraktari: Avokati kryesor i Thaçit u pagua 110 mijë euro në muaj

Aktuale

E zbulon Bajraktari: Avokati kryesor i Thaçit u pagua 110 mijë euro në muaj

Më: 31 janar 2024 Në ora: 00:30
Hashim Thaçi

Avokati Gregory Kehoe, ka kërkuar që të tërhiqet nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.

Arsye për këtë është mospagesa e obligimeve ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve.

Lidhur me rastin gjatë ditës së marte ka folur vëllai i Thaçit, Idrizi, i cili tha se kontrata nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së z. Thaçi.

Ai tha se avokat kryesor i ish-kreut të shtetit të Kosovës, tani e tutje, do të jetë avokati i njohur me prejardhje kroate, Luka Mishetiq.

Rreth kësaj çështje ka folur ish-sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

Bajraktari dha edhe detaje rreth pagesës së avokatëve mbrojtës të Thaçit.

“Niveli më i lartë hyn në kompleksitetin katër, që është deri në 110 mijë euro për avokatin kryesor, për një muaj. Këtu hyn avokati kryesor, aty hyn pastaj edhe dy bashkë-avokat dhe stafi tjetër mbështetës, të cilët i kanë pagesat më të vogla”, tha ai.

Ish-sekretari i MD-së shtoi se rastet e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, hyn në nivelin e kompleksitetit katër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat