Ndalimi i dinarit serb, Financial Times shkruan se si Kosova po e sfidon presionin perëndimor

Aktuale

Ndalimi i dinarit serb, Financial Times shkruan se si Kosova po e sfidon presionin perëndimor

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:14
Ilustrim

Çështja e ndalimit të dinarit serb në Kosovë ka marrë vëmendjen edhe të mediumeve ndërkombëtare. Financial Times, medium i njohur nga Britania e Madhe, ka shkruar një artikull, të cilin e ka titulluar “Kosova sfidon presionin perëndimor që të vonojë ndalimin e monedhës serbe”.

Në këtë artikull thuhet se “Kosova po sfidon lutjet e perëndimit që shtyn nga e enjtja ndalimin e monedhës së Serbisë për transaksionet me para të gatshme në territorin e saj, një propozim që ka shkaktuar tensione të reja midis dy vendeve pas dekadash paqëndrueshmërie në Ballkan.”

Në artikullin e gjatë, FT tregon për vendimin e BQK-së që të ndalohet dinari serb. Natyrisht, në artikull është raportuar edhe për presionin e ndërkombëtareve që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet më tutje.

Ndërsa, Financial Times ka raportuar edhe për deklarimet e Serbisë dhe ankesat e saj në lidhje me ndalimin e dinarit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat