Policia jep detaje për vdekjen e këmbësores që u godit nga kamioni në Fushë-Kosovë

Aktuale

Policia jep detaje për vdekjen e këmbësores që u godit nga kamioni në Fushë-Kosovë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 08:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhur një ditë më parë në Fushë-Kosovë.

Sipas komunikatës së Policisë, viktima e goditur nga kamioni mëngjesin e së enjtes ishte grua me shtetësi të Kosovës, derisa pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Fushë Kosovë 01.02.2024 – 10:00. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat