“Koha e fundit është kur Kosova duhet të paraqes një kërkesë për NATO-n”

Aktuale

“Koha e fundit është kur Kosova duhet të paraqes një kërkesë për NATO-n”

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:53
Burim Ramadani

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së tha se koha e fundit është kur Kosova duhet të paraqes një kërkesë për NATO-n.

Ai thotë se kjo kërkesë lidhët me aranzhmane të reja me NATO-n brenda Kosovës.

Këto ndryshime do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në pjesën ku ka tensione, thotë Ramadani.

“Është koha e fundit kur Kosova duhet të paraqes zyrtarisht kërkesat për aranzhmane të reja me NATO-n brenda Kosovës dhe në raporte diplomatike po ashtu. Aranzhmane të reja operacionale midis NATO-s dhe Kosovës do të ndihmonin në rritjen e sigurisë në atë pjesë të Kosovës dhe sidomos në brezin kufitar. Patrullimet e përbashkëta KFOR-Polici e Kosovës janë veprim i mirë, por nuk duhet ndalur me kaq”, tthotë Ramadani.

Ramadani ka përmendur edhe luftërat e tensionet që po ndodhin në botë.

Ai theksoi se fitorja e demokracisë mund të shmang një katastrofë globale.

“Bota është duke kaluar një fazë tejet të trazuar në kuptimin e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Gara për armatim dhe tendencat për rivizatimin e zonave të interesit global janë pothuajse të ngjashme me situatën e viteve 1930-ta. Ripërcaktimi i rolit global të luftës midis demokracisë dhe regjimeve autokratike është në fazë tejet të avancuar, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Lindje të Mesme dhe tensioneve serioze në Tajvan dhe në Amerikën Latine. Grusht-shtetet në vargun e shteteve të Afrikës Qendrore, të ndihmuara direkt nga Rusia, dëshmojnë për një krizë globale. Fitorja e demokracisë mund ta shmang një katastrofë globale”, përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat