Pozhari: Kjo nuk do të ndodhë më me kryeministrin Kurti, edhe opozita janë gëzuar me aksionin që e shqetësoi BE-në

Aktuale

Pozhari: Kjo nuk do të ndodhë më me kryeministrin Kurti, edhe opozita janë gëzuar me aksionin që e shqetësoi BE-në

Nga: A.Zh Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:50
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas deklarimeve të Bashkimit Evropian, që është shprehur i shqetësuar lidhur me operacionet e Policisë së Kosovës në zyrat e institucioneve të udhëhequra nga Serbia.

Ai ka thënë se të njëjtat zyre shpërbenin për të paralizuar shtetin e Kosovës dhe në heshtje ishin infrastruktura e Asociacionit.

Por, sipas Pozharit, kjo nuk do të ndodhë më me kryeministrin Albin Kurti, përcjell Bota sot.

“Bashkimi Evropian qenka shprehur i shqetësuar për operacionet e Policisë speciale në zyrat e institucioneve të udhëhequra nga Serbia në komunat e Dragashit, Pejës, Istogut dhe Klinës si dhe në objektet e organizatës joqeveritare Qendra për paqe e tolerancë në Prishtinë.

Paskan thënë se serbët nuk kanë alternativa të tjera për shërbime, përpos këtyre zyrave. Sipas tyre, kjo çështje do të duhej të zgjidhej me dialog!

Me pak fjalë, në Kosovë është shtrirë në heshtje infrastruktura e Asociacionit. Në të ardhmen, këto zyre do të shërbenin si tentakula për ta paralizuar shtetin. Kanë pritur vetëm nënshkrimet që ai të jetësohet.

Siç duket kjo nuk do të lejohet të ndodh. Jo me këtë kryeministër!”, ka shkruar analisti në një postim në Facebook.

Ndërsa, në një shkrim tjetër, ai ka thumbuar edhe opozitarët.

“Edhe këta të opozitës ishin gëzu që janë mbyll zyrat paralele ilegale. Por, s'po guxojnë me e thonë. S'ka ma keq se mos me mund me e shpreh as gëzimin!”, ka shkruar Xhevdet Pozhari./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat