Koalicioni Nisma – AAK, “front i përbashkët” – Limaj: Dëshirë e njerëzve për një opozitë të bashkuar

Aktuale

Koalicioni Nisma – AAK, “front i përbashkët” – Limaj: Dëshirë e njerëzve për një opozitë të bashkuar

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 20:50
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ideja për krijimin e koalicionit parazgjedhor me AAK-në kishte filluar para dy vitesh.

Limaj ka thënë se ky kolaicion ka për qëllim që t’iu oforjë qytetarëve një opozitë sa me të koordinuar dhe të bashkuar.

Limaj ka thënë se pret që koalicioni ‘NISMA-AAK’ të zgjerohet edhe me shumë.

“Ne jemi të hapur për të gjithë, pasi ne jemi front opozitar dhe kjo nuk nënkupton hapje e derës vetëm për partitë politike, por edhe për shoqërinë civile dhe personalitet që profileve të ndryshme dhe grupeve të interesit që nuk pajohen me gjendjen aktuale në vend, prandaj të gjithë janë të mirëpritur që t’i bashkohen frontit opozitar”, ka thënë Limaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat