Hoxhaj: Mbledhja e thirrur në OKB për Kosovën, pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë Kurti

Aktuale

Hoxhaj: Mbledhja e thirrur në OKB për Kosovën, pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë Kurti

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:24
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Hoxhaj ka thënë se politika e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që fuqitë botërore si SHBA, Britania dhe Franca të pajtohen me kundërshtarët e tyre Rusinë dhe Kinën, që të thirret mbledhja për Kosovën e kërkuar nga Serbia.

Po ashtu ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo gjë tregon se sa keq qëndron Republika e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fuqitë kryesore perëndimore si SHBA-ja, Britania dhe Franca, nuk pajtohen për asnjë temë ndërkombëtare me kundërshtarët e tyre lindorë, Rusinë dhe Kinën, por një politikë e brendshme dhe e jashtme e gabuar e Qeverisë Kurti ka bërë që të gjithë të pajtohen që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurimit e kërkuar nga Serbia, gjë që tregon se sa keq qëndron ndërkombëtarisht Republika e Kosovës si një vend pa drejtim dhe pa orientim.”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat