Përplasja Kurti-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit për dinarin, analisti zbardh prapaskenat e mbledhjes së OKB

Aktuale

Përplasja Kurti-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit për dinarin, analisti zbardh prapaskenat e mbledhjes së OKB

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 12:26
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja, ka komentuar mbledhjen e ditës së djeshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku pati përplasje të forta mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin.

Ai theksoi se kjo mbledhje dëshmoi faktin, që brenda demokracive liberale ka diferenca të theksuara sa i përket pozicionimit të Serbisë.

Mes tjerash, Ramabaja shtoi se kemi të bëjmë me një përplasje mes SHBA dhe Rusisë, dhe pozicionimi i shqiptarëve dhe në këtë rast dhe i Kosovës është shumë i qartë, që është pro-perëndimor.

Analisti nënvizoi se SHBA është ftohur për t’i bërë avokati Kosovës.

“Ky gjykim i kësaj natyre i takon diplomatëve, por duhet ta kemi parasysh që edhe në Këshillin e Sigurimit, mbrëmë pari diferenca të theksuara. Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar bëri thirrje publikisht në atë tryezë se Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtë të marrë vendime sovrane. Drejtori i Bankës Qendrore e Kosovës nuk mund të konsultohet me ambasadat. Ky insistim i kësaj natyre nuk duhet t’i shkonte ndërmend as të dërguarve të Sulltanit të Perandorinë Osmane dhe jo më shteteve demokratike.

Kemi të bëjmë me një përplasje mes SHBA dhe Rusisë, dhe pozicionimi i shqiptarëve dhe në këtë rast dhe i Kosovës është shumë i qartë, pro-perëndimor. Vë re një ftohje të pozicionit të avokatisë të SHBA. Nuk duhet t’i fryhej kësaj çështje. Kjo mbledhje dëshmoi dhe një fakt, që brenda demokracive liberale ka diferenca të theksuara sa i përket pozicionimit të Serbisë.

Atje u përsërit se çështja e Banjsëk e ka kaluar çështjen në terrenin e sigurisë. Kalimi në thasë të zi i çfarëdolloj monedhe është pjesë e sigurisë tanimë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat