Hoxha: Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në vendime që mund të interpretohen si politike

Aktuale

Hoxha: Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme në vendime që mund të interpretohen si politike

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 17:12
Valdet Hoxha

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka kërkuar që Qeveria të jetë më e kujdesshme në vendimet, duke aluduar në vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Pasi sipas tij, anipse vendimi është i drejtë mund të merret politik.

“Çdo vendim i Kosovës është i bazuar në ligj dhe rend kushtetues dhe është legjitim.

Duhet të jemi koshijentë ndaj këtyre ngjarjeve, Qeveria duhet të jetë shumë më e kujdesshme me rastet e tilla kur pesha e një vendimi pavarësisht që është i drejtë e institucional në rendin kushtetues mund të interpretohet si politik tek konteksti gjeopolitik sepse nuk mund ta shohim ndaras çështjen e katër komunave në veri pa e futur në mozaikun e zhvillimeve globale”, thotë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat