Sherifi i Nismës për deputetët e Vetëvendosjes: Po paraqiten më patriotë se dëshmorët

Aktuale

Sherifi i Nismës për deputetët e Vetëvendosjes: Po paraqiten më patriotë se dëshmorët

Nga: H.O. Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 19:10
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma Soocialdemokrate ka reaguar pas debatit të sotëm në Komisionin për Siguri.

Sherifi thotë se është shthurje totale kur ‘shesin’ mend për blerjen e armëve në vitin 2024.

Sipas tij, disa deputetë nga ky komision po paraqiten më patriotë edhe se dëshmorët.

Postimi i plotë:

Të shesësh mend për blerje të armëve, në vitin 2024 me NATO-n në Kosovë, përballë atyre që armët në Kosovë i kanë sjellë kur ato paguheshin me jetë, me gjak, me gjymtyrë, dhe jo me Euro, përbën shthurje totale!

Nuk po arrijnë dot t'i shërojnë komplekset e tyre për t'u paraqitur më patriotë edhe se dëshmorët!

Kjo tregon shumë për ketë regjim të dëshpëruar nga dështimet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat