Dogana kthen një automjet me dinar serb në Jarinje

Aktuale

Dogana kthen një automjet me dinar serb në Jarinje

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbinë, është kthyer një automjet i cili bartte një shumë të parave të valutës dinar serb.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili tha se personat që bartnin paratë ishin prezantuar si përfaqësues të “Komercijalna Banka”, e cila tashmë është e mbyllur.

“Në pikëkalimin kufitar të Jarinjes janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë Komercijalna Banka, e cila tashmë është mbyllur.

Këta persona janë interesuar për procedurën e lëvizjes së parave të gatshme, të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa Dogana e Kosovës poashtu zbaton normat e njëjta ligjore”, ka thënë Stavileci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat