Haradinaj e Limaj bëjnë homazhe në Prekaz

Aktuale

Haradinaj e Limaj bëjnë homazhe në Prekaz

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 11:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me deputetë e anëtarë te partisë është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, në Kullën e Familjes Jashari në Prekaz.

Bashkë me Haradinajn i pranishëm ishte edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili tashmë është në një koalicion bashkë me AAK-në.

Haradinaj e Limaj, bashkë me delegacionin ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Kjo vizitë po bëhet në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat