Pronari i një moteli: Për çdo klient lëshohen kupona fiskal, atyre u kërkohet edhe kartela identifikuese

Aktuale

Pronari i një moteli: Për çdo klient lëshohen kupona fiskal, atyre u kërkohet edhe kartela identifikuese

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një pronar i njërit nga motelet në Kosovë, thotë se për çdo klient lëshohen kupona fiskal.

“Moteli punon duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat e shtetit, andaj për çdo klient lëshohet kupon fiskal”, tha ai në kushte anonimiteti për emisionin “Kosova Today”.

Tutje pronari tha se pushuesve u kërkohet kartelë identifikime, ai tha se kjo bëhet “për shkaqe sigurie”.

Ai mohoi atë që flitet se koha e mëngjesit (para orës 8), dhe koha e pauzës (12-1) janë kohët me fluksin më të madh të klientëve.

“Nuk është e vërtetë që ka kohë të caktuar ose ditë të caktuara që fluksi është më i madh, varet nga dita në ditë, kur klientët dëshirojnë të vizitojnë motelin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat