Jasharaj: Ka shumë pakënaqësi te mësimdhënësit, veçse ka filluar greva e “heshtur”

Aktuale

Jasharaj: Ka shumë pakënaqësi te mësimdhënësit, veçse ka filluar greva e “heshtur”

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:15
Rrahman Jasharaj

Sindikata e Arsimit po këmbëngul në kërkesat e tyre.

Ata tash e sa kohë, nuk po pajtohen me Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit.

Për mos realizimin e kërkesave këta të fundit po paralajmërojnë grevë.

Por kjo grevë s’do të jetë e zakonshme, por “e heshtur”.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva e heshtur do të thotë ‘kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje’.

Jasharaj tha se mësimdhënësit e arsimit s’po kanë mundësi të japin kontributin e tyre të plotë.

“Më e keqe se greva publike është ajo e heshtur, sepse atë publike të gjithë e dimë që shkollat janë të mbyllura dhe nxënësit janë në shtëpi, greva e heshtur është me të punësuar të pakënaqur me pagat. Kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje. Mësimdhënësit nuk po e japin kontributin që duhet ta japin pasi janë të zhgënjyer”, tregon Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat