Kaçiu: Gjykata Administrative do t’i rregullojë konfliktet administrative

Aktuale

Kaçiu: Gjykata Administrative do t’i rregullojë konfliktet administrative

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 23:52
Kreshnik Kaçiu

Gjyqtari në departamentin për çështje administrative, Kreshnik Kaçiu ka folur pikërisht rreth këtij departamenti ku ai vepron, dhe se çfarë roli luan ky departament në shoqërinë kosovare.

Ai tha se pika kyçe e këtij departamenti është t’i rregulloj konfliktet administrative.

“Në departamentin për çështje administrative inicon të gjitha konfliktet administrative pavarësisht nëse në anën paditëse do të jetë personi fizik, qytetar i Kosovës, apo në raste të rralla kemi kur institucionet padisin institucionin”, tha Kaçiu.

Por sipas Kaçiut ky departament përballet më shumë me padi nga qytetarët e Republikës së Kosovës sesa paditë e institucioneve karshi institucioneve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat