Haradinaj: Partneriteti me Nismën, Kosovës do t’i sjellë fitore

Aktuale

Haradinaj: Partneriteti me Nismën, Kosovës do t’i sjellë fitore

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 20:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nismas Socialdemokrate.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me këtë parti i nënshkruar javë më parë do t’i sjellë fitore vendit.

“Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma! Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

“Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat