Rohde kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit: “Just do it”

Aktuale

Rohde kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit: “Just do it”

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 06:11
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka 100 për qind të drejt pas kërkesës ndaj institucioneve të vendit që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Rohde tha se të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës që ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses.

“Gjenerali Barbano ka 100% të drejtë. Të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës: Vetëm bëjeni”, shkroi Rohde mbi postimin e Barbanos në platformën “X”.

Ndërsa, shefi i EULEX-it gjatë ditës tha se vendimi i vitit 2016 për Manastirin e Deçanit është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat