​Udhëzimi administrativ, tash e tutje do të ketë kontrolle të rregullta të automjeteve në rrugë

Aktuale

​Udhëzimi administrativ, tash e tutje do të ketë kontrolle të rregullta të automjeteve në rrugë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ka bërë të ditur se pas një pune intensive, kanë miratuar udhëzimin administrativ për Kontrollin e rregullsisë teknike për automjete në rrugë.

Ai ka thënë sa tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolle rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike, të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollit teknik në komunikacion.

“Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit”, ka shkruar Aliu në Facbook.

Udhëzimin Administrativ NR.01/2024 mund ta gjeni në vegëzën:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat