Pa bukë e pa ujë qe katër ditë, infermieri vazhdon grevën para MSH-së

Aktuale

Pa bukë e pa ujë qe katër ditë, infermieri vazhdon grevën para MSH-së

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:30
Enlirat Duraku

Është dita e katërt që po qëndron pa bukë e pa ujë.

Infermieri Enlirat Duraku ka hyrë në grevë urie para Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga data 26 shkurt dhe nën temperatura të ulta, ai po qëndron këtu nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 5 të pasdites.

E gjendja e tij shëndetësore dita e ditës po përkeqësohet.

Kërkesat e tij ai ka i ka vendosur një nga një në hyrje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri në plotësimin e kërkesave, Duraku thotë se do të qëndojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë këtyre ditëve ai thotë se asnjëherë nuk e ka takuar Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e as zyrtarët e kabinetit të tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat