AKP miraton shpërndarjen e mjeteve të 20 për qind për pesë ndërmarrje shoqërore

Aktuale

AKP miraton shpërndarjen e mjeteve të 20 për qind për pesë ndërmarrje shoqërore

Më: 1 mars 2024 Në ora: 11:52
AKP

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar Raportin e Shqyrtimit të Ankesave dhe shpërndarjen e mjeteve ndaj listave të 20% për pesë ndërmarrje shoqërore.

Siç njofton AKP për Raportin, bëhet fjalë për këto ndërmarrje: N.Sh “Mofast”, Pejë (PEJ106); 2) N.Sh “Stacioni i Veterinës”, Gjilan (GJI145); 3) N.Sh KB “Morava”, Partesh (GJI018); 4) N.Sh “Bagat”, (MIT152) dhe 5) N.Sh “Borovo”, (MIT144) si dhe Raportin për 5 raste Komisionit të Banesave në pronësi shoqërore.

“Veç kësaj Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Propozimet e Autoritetit të Likuidimit për heqje dorë nga 16 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, të cilat janë rajone ujore si përrenj dhe lumenj ndërkaq disa janë rrugë. Përmes këtij procesi prona bartet në regjistrat kadastral të komunave përkatëse dhe hapet rruga për likuidim të ndërmarrjeve shoqërore”, thuhet në komunikatë.

Bordi i Drejtorëve gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e mjeteve në likuidim për NSH Energomontimi në vlerë prej 308,985.68 euro duke ju siguruar punëtorëve që të marrin pagesat për të cilën kanë pritur kohë të gjatë.

“Në pamundësi të gjetjes së një kandidati adekuat për të menaxhuar kompleksin Brezovica në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve anuloi konkursin për Drejtor Menaxhues të N.Sh-së Inex Sharr Planina dhe vendosi që pozita të mbulohet me ushtrues detyre deri në përfundim të sezonit dimëror”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat