Hoxhaj takohet me deputetin austriak, Christoph Stark

Aktuale

Hoxhaj takohet me deputetin austriak, Christoph Stark

Më: 3 mars 2024 Në ora: 10:38
Foto nga takimi

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës tani deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një delegacion të PDK-së, po viziton Austrinë.

Hoxhaj ka njoftuar se është takuar me Christoph Stark, deputet në Parlamentin e Austrisë dhe kryetar i Komunës në Gleisdorf.

Vendi ku jetojnë shumë bashkatdhetarë të cilët marrin mbështetje të madhe nga ai, sepse çdoherë e ka në zemër Kosovën! .

Ndryshe delegacioni i PDK-së, përbëhet nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat