​Shkolla që ua mundëson nxënësve praktikën me pagesë

Aktuale

​Shkolla që ua mundëson nxënësve praktikën me pagesë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 10:48
Shkolla e Mesme Profesionale “Shtjefën Gjeqovi”

Ndërmarrjet e ndryshme po paguajnë praktikën që bëjnë nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Shtjefën Gjeqovi” tek ato.

Krejt kjo pas marrëveshjes që nënshkruhet me inciativën dhe ndërmjetësinin e kësaj shkolle të kryeqytetit, e cila ofron 14 profile. E interesimi për t’u regjistruar në këtë shkolla sa vjen e rritet, kjo për faktin se një numër i madh i nxënësve që përfundojnë shkollimin profesional, punësohet në Kosovë por edhe në vende të ndryshme të botës.

Drejtori i shkollës së mesme të lartë profesionale “Shtjefën Gjeqovi”, Blerim Gërvalla thotë se shkollat profesionale janë promotor i zhvillimit ekonomik të një shteti.

Gërvalla: Bizneset po paguajnë praktikën e nxënësve tek ata

“Këtë vit, deri në vitin shkollor 23/24 marrëveshje të tilla nuk kemi pasur, kemi pasur vetëm marrëveshje të bashkëpunimit për mësim në vendin e punës, kjo do të thotë se në klasën e 12 pothuajse të gjithë nxënësit e shkollës tonë e kanë kryer modulet e praktikës profesionale në ndërmarrje. Për rrobaqepësit kemi gjetur profile adekuate, shkolla e ka pasur si obligim, por edhe nxënësit na kanë ndihmuar, kemi bërë marrëveshje, disa nga ata edhe i kanë paguar nxënësit, mirëpo obligime të pagesës nuk kanë pasur, tani me tri profile, këtë vite kemi startuar me mësimin dual, në klasën e 10-të, shkolla është e obliguar që të bëjë një marrëveshje me biznesin adekuate që t’i sistemojmë nxënësit dhe ata nxënës do të fillojnë qysh në klasën e 10 modulet e mësimit praktik në vendin e punës. Arsimi dual është kjo që dy ditë në klasën e 10 në ndërmarrje dhe tri ditë i ka mësim në shkollë, kurse në klasën e 11-të, tri ditë i ka në ndërmarrje, dy ditë në shkollë dhe në vitin e fundit, tri ditë e gjysmë në ndërmarrje dhe një ditë e gjysmë në shkollë, përveç kësaj, kanë edhe kontratën. Në atë kontrata cekët edhe shuma e pagesës d.m.th. në klasën e 10-të, për këto dy ditë në javë 80 euro minimumin e pagesës, ka shumë biznese që po ofrojnë më tepër, ka biznese që deri në 170-80 euro po i ofrojnë nxënësve, sepse edhe nevoja për t’i avancuar nxënësit janë mediate por edhe interesi i nxënësit pastaj është shumë më i lartë me pagesën, në qoftë se shkon në vendin e punës”, tha ai.

Sipas tij, të gjithë ata nxënës që kanë dëshirë të jenë pjesë e kësaj shkolle, duhet të kenë dëshirë dhe prirje për drejtimet që ata vet i zgjedhin.

Gërvalla: Shkolla ofron 4 drejtime me 14 profile

“Realisht shkolla jonë i ka dyert e hapura për të gjithë semi-maturantët, gjerësisht për të gjithë ata nxënës që e përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët dhe të cilët kanë dëshirë, kanë prirje për t’iu bashkangjitur një shkolle profesionale siç është shkolla jonë...05:00 Shkolla ofron 4 drejtime, me gjerësisht 14 profile. Drejtimet janë fusha e makinerisë, fusha e transportit në trafik, pastaj fusha e tekstilit dhe fusha e shërbimeve që e kemi startuar nga viti i kaluar”, shtoi ai.

Ndërkaq, duke e krahasuar vitin e kaluar me këtë vit, ai thotë se është rritur numri i atyre që aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj shkolle.

Gërvalla: Kërkesat për shkollën tonë janë në rritje

“Për ta krahasuar me vitin paraprak, kërkesat kanë qenë në rritje fatmirësisht në shkollën tonë, kështu që ne kemi pranuar më tepër se 400 dokumentacione dhe normalisht në bazë të kritereve të formulës së MASHT-it, ne kemi pranuar gjithsej 350, eventualisht 360 nxënës, për arsyeje se tani me 2 apo 3 nxënës, është e vështirë të japim një statistikë momentale, sepse për arsyeje se ka lëvizje, ka mundësi që nxënësi posa regjistrohet ndryshon mendjen dhe kalon në një shkollë tjetër, por numri ka qenë i kënaqshëm, interesimi ka qenë shumë i lartë. Kjo është bërë për arsyeje të shkallës së lartë të punësimit, me të vërtet shkalla e punësimit, qoftë në Kosovë, po ashtu edhe në botën e jashtme me profesionet, profilet që i ofron shkolla jonë, është shumë e lartë”, u shpreh ai.

Përtej interesimit të lartë që të rinjtë e kanë për këtë shkollë, nuk mungon as braktisja e shkollës për arsyeje të ndryshme. Gërvalla thekson se shumica e nxënësve braktisin shkollën për shkak se ata punojnë, por një numër i vogël kanë kërkuar dokumentet për shkak të migrimit.

Gërvalla: Braktisja po na përcjell për çdo vit

Braktisja fatkeqësisht po na përcjell. Për çdo vit një numër deklarojnë që punojnë, ne e kemi edhe task forcën, e kemi edhe ekipin për parandalimin që përpiqemi ta parandalojmë braktisjen por më të vërtet kur vendosin edhe familja, prindërit, është e pa mundur. Një pjesë e madhe punojnë në biznese të ndryshme ose biznese familjare, qoftë në profesion, ka edhe jashtë profesionit. Një pjesë e vogël po emigrojnë, por fatmirësisht vetëm dy nxënës i kanë tërheq fletkalimet për migrim, për të kaluar në botën perëndimore, përndryshe shkaqet tjera nuk ka. Tani të themi për shkaqe sociale, sot shumica e kanë një shkollim pa pagës, pastaj edhe kushtet që i ofron shkolla, nuk është që kërkohet ndonjë shumë e lartë e investimeve për këta nxënës nga njëherë edhe neglizhenca po e shohim që të rinjët në ditët e sotshme janë të dhënë më shumë pas teknologjisë, prandaj është një neglizhencë, mirëpo në shkollën tonë nuk është ndjerë mungesa”, përfundoi ai.

Arsimi dual është një sistem në të cilin aftësimi në një kompani kombinohet me lëndët e një shkollë profesionale dhe është me rëndësi të madhe, pasi kontribojnë në zhvillimin e aftësive cilësore praktike që kërkohen nga punëdhënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat