Këta janë dy shtetasit e Kosovës që u kapen në flagrancë në Tiranë, dërguan atje një armë zjarri për ta shitur

Aktuale

Këta janë dy shtetasit e Kosovës që u kapen në flagrancë në Tiranë, dërguan atje një armë zjarri për ta shitur

Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një armë zjarri – pistoletë, është transportuar nga Kosova në Shqipëri, me qëllim për t’u shitur atje. Informatat i kishte siguruar inteligjenva policore dhe si rezultat i tyre, dy kosovarë u kapën në flagrancë. Policia shqiptare njofton se ka arrestuar R. F., 19 vjeç banues në Vushtri dhe A. A., 19 vjeç banues në Mitrovicë.

Lidhur me rastin, policia njofton se në automjetin e tyre u gjetën:

“Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat