​Hovenier: Vashat e Kosovës ta bëjnë krenare vendin në Botërorin e hendbollit

Aktuale

​Hovenier: Vashat e Kosovës ta bëjnë krenare vendin në Botërorin e hendbollit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 14:57
Jeff Hovenier

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për grupmoshat U18 ka bërë histori duke e siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që zhvillohet në Kinë.

Për suksesin e tyre, ka shkruar në platformën sociale X edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai ka thënë se kjo është një fitore historike për Kosovën dhe se pret që këto vajza ta bëjnë krenare këtë vend në Kampionatin Botëror që zhvillohet në muajin gusht.

Urime të ngrohta për ekipin e Kosovës për femra U-18 në hendboll dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës për fitoren tuaj historike dhe kualifikimin në Kampionatin Botëror. Ju vazhdoni ta bëni Kosovën krenare!”, ka shkruar Hovenier në platformën X

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat