Kurti: Vepra dhe jeta e Adem Jasharit e ka frymëzuar popullin tonë

Aktuale

Kurti: Vepra dhe jeta e Adem Jasharit e ka frymëzuar popullin tonë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 22:40
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vepra dhe jeta e komandantit legjendar, Adem Jashari, e ka frymëzuar popullin e Kosovës dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore.

Gjithashtu, Kurti bëri të ditur se pas seancës solemne të Kuvendit kushtuar Epopesë së UÇK-së u takuan me vëllain e Adem Jasharit, Rifatin.

“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me bacën Rifat, presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.

Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat