Hoxhaj takon ish-Sekretarin e NATO-s, tregon detajin e veçantë të zyrës së tij që lidhet me Kosovën

Aktuale

Hoxhaj takon ish-Sekretarin e NATO-s, tregon detajin e veçantë të zyrës së tij që lidhet me Kosovën

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:13
Enver Hoxhaj dhe Lord George Robertson

Nënkryetari Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj në Londër ka takuar ish-sekretar i NATO-s, Lord George Robertson. Hoxhaj ka thënë se më të ka biseduar për dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën.

Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.

Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat