Ministri Krasniqi kundër dhënies së tokës Manastirit të Deçanit: S’ka hapësirë për vendimet e kohës së Millosheviqit

Aktuale

Ministri Krasniqi kundër dhënies së tokës Manastirit të Deçanit: S’ka hapësirë për vendimet e kohës së Millosheviqit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 21:44
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi ka dalë kundër dhënies së tokës për Manastirin e Deçanit.

Ai ka deklaruar se ““s’ka hapësirë për vendimet të cilat burojnë nga periudha e Millosheviqit”.

“Nuk ka hapësirë për vendimet të cilat burojnë nga periudha e Millosheviqit”, ka deklaruar ai.

Kjo temë u aktualizua ditët e fundit, një muaj para Asamblesë së Këshillit Evropian.

Kjo pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 për kalimin e 24 hektarëve tokë në pronësi tek Manastiri të Deçanit, po shihet si kusht për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Nga qeveria po kërkohet reflektim e të mos përsëritet situata si e demarkacionit.

Zbatimin definitiv të këtij dekreti, po e rekomandojnë edhe ish-gjyqtarët e Kushtetueses, pasi moszbatimi është vepër penale.

Për partinë në pushtet nëse ekziston varësia e këtyre dy temave është krejt e pakuptimtë.

Një mendim të tillë e ka edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Vetëvendosje, sikur edhe Komuna e Deçanit e kanë kundërshtuar në vazhdimësi dhënien e pronave duke thënë se ato kanë qenë pronë shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat