Sherifi: Nisma do të jetë pjesë e parlamentit

Aktuale

Sherifi: Nisma do të jetë pjesë e parlamentit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 22:38
Bilall Sherifi

Sekretari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Bilall Sherifi, ka thënë se kjo parti pas koalicionit parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë pjesë e parlamentit.

Ai ka thënë se aktualisht kjo parti aktualisht ka 3-4 përqind të votave dhe se këto do të shumëfishohen, pasi siç ka thënë ai qytetarët të familjarizohen me bashkimin me AAK-në.

Sherifi ka thënë se propaganda që në vitin 2021 është bërë ndaj kësaj partie se s’do të mund të kaloi pragun, tash votuesit nuk kanë arsye të frikësohen se do ta humbin votën nëse votojnë këtë parti.

“Kur të gjithë të bëjnë propagandën negative se është vështirë ta kalosh pragun siç ndodhi në vitin 2021, pastaj edhe votuesit të cilët janë pak të luhatshëm thonë mos ta humbin votën. Tash të gjithë ata që dikur kanë menduar ashtu i kanë arsyet të kthehen te Nisma. Nisma do të jetë në parlamentin e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se koalicioni AAK-Nisma në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë 18 deri 20 përqind.

Në janar të këtij viti, AAK dhe Nisma kanë nënshkruar koalicionin e tyre parazgjedhor, ku pastaj iu është bashkangjitur edhe “Forumi Intelektual Evropa 2030” dhe Lista Konservatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat