Rezultatet befasuese, Vetëvendosje reagon për sondazhin ku del e dyta dhe “nxjerr zbuluar” partinë e parë

Aktuale

Rezultatet befasuese, Vetëvendosje reagon për sondazhin ku del e dyta dhe “nxjerr zbuluar” partinë e parë

Nga: A.Zh Më: 8 mars 2024 Në ora: 08:20
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar për një sondazh të publikuar së fundmi në emsionin “Debat plus”. Sipas këtij sondazhi, Lidhja Demokratike e Kosovës, prin me vota në pyetjet se “për kë do të votonin qytetarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel”.

Duke komentuar këtë sondazh, zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka, ka thënë se LDK-ja u mobilizua me mesazhe në gjithë anëtarësinë, për ta mundur VV-në në një grup në Viber, përcjell Bota sot.

“Rruga e re e fitores së sondazheve në emisione. Pra, një mobilizim me SMS në gjithë anëtarësinë për ta mundur Vetëvendosje!n në një Viber group.

Nga ngutia në SMS kanë harruar fjalën ''duhet''.

p.s. Kjo fotografi më erdhi nga një ish-anëtar i LDK-së”, ka shkruar Manxhuka, në një postim në Facebook.

Në sondazhin e publikuar, se cila parti do të kryesonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin ketë të diele, kanë dhënë votën e tyre gjithsej 10 mijë e 955 persona.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të printe e para në listë me 48% të votave.

Image
Sondazhi i publikuar

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 44 për qind.

Pas LVV-së, vjen PDK-ja e cila ka marrë vetëm 6 për qind.

Ndërkaq, pas këtyre partive pason AAK-NISMA si dhe PSD më 1 për qind të votave./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat