Hyseni kërkon udhëheqje më të mirë të mbledhjeve të komisionit hetimor për rezervat

Aktuale

Hyseni kërkon udhëheqje më të mirë të mbledhjeve të komisionit hetimor për rezervat

Më: 11 mars 2024 Në ora: 10:57
Driton Hyseni

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni në mbledhjen e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit ka thënë se kërkon një udhëheqje më të mirë të komisionit në mbledhje.

Kjo sipas tij pasi është privuar nga e drejta për të propozuar..

“Do të doja të ju kërkoja me shumë mirëkuptim një udhëheqje më të mirë të mbledhjeve të komisionit. Mendoj se sa herë që një anëtarë i këtij komisioni ka një propozim në tavolinë mund të vendoset të votohet dhe të procedohet tutje. Në mbledhjen e kaluar unë jam privuar nga kjo e drejtë, madje jam privuar edhe në fund të mbledhjes ku kërkoja me ngulm të jap argumentet e mija në konstatimet që jepnin deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Hyseni.

“Nuk mund të shkelni mbi të drejtën e një deputeti e t’i thoni se nuk shkon ky propozim”, shprehet ai më tutje.

Po ashtu në lidhje me mbledhjen e sotme, dhe rendin e ditës që mbahet, Hyseni u shpreh se kjo mbledhje nuk do të mbahej nëse kërkesa për t’ju drejtuar agjencisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar do të ishte pranuar.

“Po ta kishit pranuar ju kërkesën për t’iu drejtuar agjencisë për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ne de ta kishim përgjigjen shumë më herët dhe kjo çështja sot nuk do të ishte në rendin e ditës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat