Kurti: Kemi urdhëruar Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit

Aktuale

Kurti: Kemi urdhëruar Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:00
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti sot ka njoftuar se i ka thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit.

“Megjithëkëtë për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran.

Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas tij, raporti i KiE-së për Kosovën ka theksuar se Kosova është shtet me qëndrueshmëri të institucioneve demokratike, ka listuar kushtet që janë zbatuar dhe ato që duhet të zbatohen.

Ai tha më tej se pas një procesi masiv të takimeve dhe komunikimeve u është bërë e qartë se pika rreth zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat për Manastirin e Deçanit nuk do të hiqet për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat