Vendimi i Kurtit për pronën e Manastirit të Deçanit, Ramosaj nuk e komenton: Jam duke vozitur

Aktuale

Vendimi i Kurtit për pronën e Manastirit të Deçanit, Ramosaj nuk e komenton: Jam duke vozitur

Më: 13 mars 2024 Në ora: 13:01
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti i cili e urdhëroi Agjencionin Kadastral të Kosovës që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit.

I kontaktuar nga media, Ramosaj e ka hapur telefonin dhe ende pa iu parashtruar pyetja, ka thënë se nuk mund të flasë meqë është duke vozitur.

“Për momentin nuk mundem me fol se jam tu vozit”, ka thënë Ramosaj, derisa pasi i është kërkuar që shkurtimisht ta komentojë urdhrin e Qeverisë, e ka ndalur telefonin.

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Tha se kjo po bëhet për të arritur një qëllim shumë më madhor, duke aluduar për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat