​Zhvillimet politike në Kosovë, Memli Krasniqi jep detaje nga takimi i opozitës me Escobar

Aktuale

​Zhvillimet politike në Kosovë, Memli Krasniqi jep detaje nga takimi i opozitës me Escobar

Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:42 Përditësuar në ora: 21:33 më 13.03.2024
Foto nga takimi

​Zhvillimet politike në Kosovë, Memli Krasniqi jep detaje nga takimi i opozitës me Escobar

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka dhënë detaje nga takimi që tre liderët e opozitës kishin sonte me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në rezidencën e ambasadorit Jeffrey Hovenier.

AI ka theksuar se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tone”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtet=ndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i pa alternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, ka shtuar Krasniqi.

Në takim përveç kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, ishin edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së dhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Escobar fillon takimin e përbashkët me krerët e opozitës

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka filluar takimin e përbashkët me liderët e partive opozitare të Kosovës.

Diplomati amerikan takimin me ta po e zhvillon në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Esobar, sot në mëngjes është takuar me Presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani. 

Mes tjerash ai ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që Manastirit të Deçanit t’i jepen tokat sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat