Ja çka ndodhi me emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri, një ditë pasi u vendosën

Aktuale

Ja çka ndodhi me emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri, një ditë pasi u vendosën

Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:45
Fshihen emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri

Shenjat zyrtare të vendbanimeve në gjuhën shqipe të vendosura gjatë ditës së djeshme në veri, janë dëmtuar.

Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, është fshirë vetëm emri i vendbanimit në gjuhën shqipe.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten bëri me dije se ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largohen të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Image
Fshihen emrat e tabelave në gjuhën shqipe në veri

“Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, thuhej në postimin e ministrit Aliu.

Për të njëjtën temë, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat