Bajrami: Çmimet në Kosovë në tri vitet e fundit janë rritur për 23 për qind

Aktuale

Bajrami: Çmimet në Kosovë në tri vitet e fundit janë rritur për 23 për qind

Më: 20 mars 2024 Në ora: 09:17
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur për rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Ajo është shprehur se në tri vitet e fundit, në Kosovë ka pasur rritje të çmimeve për 23 për qind.

“Në tri vitet e fundit ne kemi pasur 23 për qind inflacion, indeks të harmonizuar të çmimeve, që do të thotë, çmimet në mesatare në Kosovë në tri vitet e fundit janë rritur për 23 për qind”.

“Nuk është rritur komplet bruto produkti, por në fakt është rritur vlera e tyre, si vlerë, si inflacion”, është shprehur ajo në emisionin Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat