Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se VV’ja nuk është zëdhënëse e partive opozitare.Beqa thekson se, Qeveria Kurti është duke e dëmtuar vendin dhe sipas tij, zgjedhjet janë e vetmja rrugë që të shpëtohet Kosova.
“VV’ja nuk është zëdhënëse e partive opozitare.
Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë, pra duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejtë sepse kjo Qeveri është duke e dëmtuar vendin, si në raport të brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm”, tha Beqa.
“Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë, edhe raportet që kanë qenë të ndërtuara me ndërkombëtarët i kanë lënduar. Kemi probleme me ekonominë, inflacionin, sigurinë dhe nuk kemi ndonjë zhvillim as të jashtëm dhe as të brendshëm”, shton ai.