Përfundon takimi i QUINT-it me Osmanin - Presidenca jep detajet e para

Aktuale

Përfundon takimi i QUINT-it me Osmanin - Presidenca jep detajet e para

Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:54 Përditësuar në ora: 19:58 më 03.04.2024
Foto nga takimi

Përfundon takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e QUINT-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në një njoftim të shkurtër në Facebook, Presidenca tha se temë e takimit ishte synimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa dhënë hollësi të tjera.

Pas takimit nuk ka pasur ndonjë prononcim për media, ndërsa nuk është bërë ditur nëse do të ketë komunikatë zyrtare.

Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Serbia votoi kundër raportit të Bakoyannis dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazë që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazë është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Ditë më parë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se reagimi i Serbisë duhet të jetë “i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm” ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Kosovës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Në mars, Shtetet e QUINT-it e mirëpritën vendimin e Qeverisë së Kosovës që Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit.

Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. 

Kurti del nga takimi me ambasadorët, ata vijojnë të jenë brenda

Kryeministri Albin Kurti është parë duke dalë nga takimi me ambasadorët e QUINT-it.

Ndërkaq, ambasadorët po vazhdojnë së qëndruari brenda ambienteve të presidencës.

Krerët e shtetit, përshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, janë takuar sot me ambasadorët në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

​QUINT-i në zyrë Osmanit, marrin pjesë edhe Kurti e Konjufca

Ambasadorët e QUINT-it po zhvillojnë një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti.

Presidenca e Kosovës në Facebook ka konfirmuar takimin, por nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë ndonjë prononcim për media pas këtij takimi.

“Takimi i presidentes Osmani, kryetarit Konjufca dhe kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka njoftuar Presidenca. 

QUINT-i i shkon në zyre presidentes Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sapo ka nisur një takim me ambasadorët e shtetetve të QUINT-it.

Siç merr vesh media temë e takimit është procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Edhe në bisedën e fundit, të cilën e kishte Presidentja me Jim O’brien, ndër temat kryesore ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Media do t'iu mbajtë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat