Bordi i ZRRE-së mban mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e kompensimit të qytetarëve për rrymën në veri

Aktuale

Bordi i ZRRE-së mban mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e kompensimit të qytetarëve për rrymën në veri

Më: 5 prill 2024 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme.

Në rend dite sipas njoftimit, është vetëm një pikë: Implementimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kompensimin e qytetarëve për faturimin që u është bërë për rrymën e shpenzuar në veri.

Gjykata Kushtetuese më 11.03.2024 ka vërtetuar vendimet të cilat obligojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës.

Ky rast ndërlidhet me padinë e ushtruar nga Avokati të Popullit përmes së cilës kërkohej që të anulohej një vendim i datës 06.02.2012 i Zyrës së Rregullatorit për Energji “për reduktimin e humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike”.

Përmes këtij vendimi rryma e shpenzuar në komunat në veri të vendit, përkatësisht Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq ishte paguar nga qytetarët tjerë të Kosovës.Kompensimi ishte urdhëruar që të bëhet për periudhën 06.02.2012 deri më 20.10.2017 në vlerën 40,855.480.00 euro.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT) njoftoi se nga 01.01.2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat