Mori mesazh për aksident, dyshimet e nënës së Kosovare Kurtajt për vdekjen tragjike

Aktuale

Mori mesazh për aksident, dyshimet e nënës së Kosovare Kurtajt për vdekjen tragjike

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:15
Kosovare Kurtaj

Një aksident i rëndë trafiku dhe i mistershëm ndodhi në vitin 2010 në magjistralen Milloshevë-Mitrovicë, ku humbi jetën Kosovare Kurtaj.

Me atë që prokuroria e cilëson si aksident, assesi sot e asaj dite nuk po pajtohet familja e së ndjerës. Madje, për këtë rast asnjëherë nuk u dënua askush.

Për misteret e vdekjes së Kosovares, foli nëna e saj Bedrie në emisionin Kosova Today, e cila shprehet se Kosovarja kishte shkuar nga Franca në Kosovë te motra e cila në atë kohë jetonte në Kosovë, dhe se pas tre ditësh i telefonuan për t’i thënë se Kosovarja kishte bërë aksident rrugor.

“Erdha në Kosovëd he shkoa në morg, por nuk më lanë ta shoh trupin e vajzës, më thanë se nuk lejohet me hyrja në morg”.

“Kosovarja në veturë ishte në shoqërinë e një personi tjetër, të cilin nuk e ka njohur më parë, as unë nuk e kam njohur. Kam shkuar në burg ta takoj, dhe e kam parë që ai djalë nuk ka qenë i lënduar askund në trup, as i grithur”, kujton nëna Bedrie.

Tutje ajo shprehet se atë natë familja ka biseduar për t’i kryer ritet fetare trupit të së ndjerës, por ka ndërhyrë në atë kohë bashkëjetuesi i vajzës tjetër, Arsim Ferizi, i cili i ka thënë se e ka dërguar një hoxhenicë në morg për ta bërë pastrimin e trupit të Kosovares, por kjo, sipas Bedries nuk është e vërtetë.

“Kur e kemi sjellë trupin e vajzës në Istog, sërish ka ndërhyrë i njëjti person, ka thënë se duhet të varroset më shpejt, gjoja se të mos trishtohet familja. Kjo është absurde se pse ai ka tentuar çdo herë të ndërhyjë – të mos shkohet në morg, të mos hapet arkivoli, të mos  preket trupi, etj”.

Nëna Bedrie thekson edhe një fakt tjetër dyshues, duke përmendur një komandant të KFOR-it që thotë se 15 minuta pas aksidentit e kishte kontrolluar trupin e Kosovares për të parë se a është gjallë dhe se i njëjti ka thënë që trupi kishte qenë i ftohtë.

“Kjo mua më ka munduar, se si është e mundur që 10-15 minuta pas aksidentit nuk mund të ftohet trupi i njeriut. Kam folur edhe me mjekët ligjorë, më kanë thënë që personi që vdes i duhen 30-40 minuta trupit derisa të ftohet”, deklaroi nëna e së ndjerës Kosovare Kurtaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat