​ASHAK: Konferenca e Bujanit fuqizim i popullit për shtet-formim të Kosovës

Aktuale

​ASHAK: Konferenca e Bujanit fuqizim i popullit për shtet-formim të Kosovës

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës së bashku me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë kanë mbajtur të premten konferencën shkencore “Roli i konferencës së Bujanit në procesin e shtet-formimit të Kosovës.

Në dy seancat e mbajtura të kësaj konference është paraqitur roli i Konferencës së Bujanit për fuqizimin e antifashizmit në Kosovë dhe për domethënien e saj si koncept politik, qëndrimi i aleatëve ndaj Konferencës së Bujanit, si dhe për disa ngjashmëri e krahasime të Konferencës së Bujanit me ngjarje të tjera të kohës.

Me këtë rast, anëtari i këshillit organizativ, Frashër Demaj tha se vendimet që janë marrë në Konferencën e Bujanit, janë vendime që ndihmuan në popullim shqiptarë për të paraqitur qëllimin e tyre për bashkimin me Shqipërinë.

Demaj: Vendimet në Konferencën e Bujanit ndihmuan popullin shqiptarë për bashkim kombëtar

“I vetmi organizim është Konferenca e Bujanit, 31 dhjetor 1943,1 dhe 2 janar 1944 në mënyrë decidive përmes rezolutës së miratuar unanimisht nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë të Kosovës, shqiptarët e Kosovës si bëjnë me dije se vetëm me pjesëmarrje aktivë në luftë të armatosur kundër fashistit, mund të realizojnë dëshirën e tyre të kamotshme për çlirim dhe bashkim kombëtar. ... Vendimet që u morën në konferencën ishin faktorë i mobilizimit të popullit shqiptarë për pjesëmarrje në luftë, vendimet e saj patën miratimin e plotë të popullit dhe ndihmuan për mobilizimin e tij dhe zgjerimin e thellimit të luftës së armatosur. vendimet që u morën në Bujan dhe sidomos rezoluta ishin arma dhe argumenti më i fortë për veprimtarët me të anë të cilës vërtetini se komunistët dhe partizanët shqiptarë luftojnë jo vetëm kundër fashizmit por se qëllimi i tyre është bashkimi me gjithë Shqipërinë. ... Vendimet e Bujanit ishin një grusht i rëndë si për forcat shoviniste serbe të mëdha ashtu edhe për forcat politike që synonin që Kosovën dhe Shqipërinë të inkorporojnë në kuadër të Jugosllavisë”, tha Rexhepi.

Ndërkaq, kryetari i këshillit organizues, Jusuf Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit i ka përfunduar me sukses punimet e saj dhe se kjo gjë e ka shqetësuar pushtetin okupues. Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit do të mbetet gjithmonë ngjarje frymëzuese e kërkesave të e popullit shqiptar.

Bajraktari: Konferenca e Bujanit do të mbetet ngjarje frymëzuese për popullin shqiptarë

“Çështja e Kosovës si një çështje kombëtare shqiptare po merrte gjithnjë e më shumë vëmendjen e forcave politike në Shqipëri dhe Kosovë por edhe në jugosllavi. 39:47 Konferenca i përfundoi me sukses punimet e saj, ajo përveç jehonës pozitive dhe reflektimit afirmativ për zhvillimet e luftës antifashiste në Kosovës dhe jashtë saj, e shqetësoi pushtetin okupues. Ai pa kaluar një muaj organizon ofensivën e dimrit e cila solli pasoja negative për luftën në Malësi dhe në Kosovës..... Pavarësisht situatave të mëvonshme të Konferencës së Bujanit nga strukturat partiake të pushteti jugosllav si dhe aneksimit të dhunshëm të Kosovës, në Serbi dhe Jugosllavi me datën tetë dhe dhjetë korrik 1945, në Konferencën e Prizrenit do të mbetet ngjarja më frymëzuese me flakën e saj ndriçuese dhe në të gjitha proceset dhe kërkesat politike të shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha Bajraktari.

Edhe anëtari i këshillit organizativ, Arsim Bajrami theksoi se Konferenca e Bujanit ka ndodhur në kohën kur Kosova mund të tradhtohej për herë të dytë, sepse u sakrifikua për Shqipërinë Administratave.

Bajrami: Konferenca e Bujanit ka ndodhur në kohën kur shqiptarët priteshin të tradhtoheshin për herë të dytë

“Parimi vetëvendosjes është një parim universal që shqiptarët me shekuj i është mohuar dhe është Konferenca e Bujanit e cila e ka shprehur në mënyre burimore. E dyta është që Kosova historikisht nga 1913 ka qenë një rast i aneksimit të dhunshëm nga Serbia dhe se asnjë argument konstitucional dhe kushtetues nuk tregon që Kosova ka qenë e Serbisë, por gjithmonë territor i aneksuar dhunshëm kundër vullnetit burimorë. ...Konferenca e Bujanit ka qenë një moment historik që duhet të kujtojmë....sepse në Konferencën e Bujanit u shpreh për herë të parë vullneti autoktonë burimorë i popullit të Kosovës si shumicë autoktonë si popull që ka qenë liridashës aspirata legjitime që ai të vetëvendosë me tendencën e ligjshme që ai të bashkohet me Shqipërinë. Kjo erdhi në moment të caktuar kur çështja e Kosovës dëshirohej të tradhtohej për herë të dytë, sepse u lë anash në konferencën e ambasadorve, ku Kosova u sakrifikua për Shqipërinë administrative dhe jugosllavi përgatitë të laborante edhe një herë Kosovën në mënyrë tinxare", tha Bajrami.

Konferenca e Bujanit doli nga kjo konferencë me një dokument përfundimtar me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkuar me Shqipërinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat