Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës: Të fala nga ...

Aktuale

Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës: Të fala nga ...

Më: 6 prill 2024 Në ora: 09:19
Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës

Dy të rinjtë e familjes Jashari të cilët gëzojnë emrat e komandantëve legjedarë të UÇK-së, Adem dhe Hamëz Jashari kanë vizituar dje veriun e Kosovës.

“Nga Prekazi në veri”, kështu ka shkruar në Facebook, Hamëz Jashari, i cili ka treguar se së bashku me Ademin kanë qenë në vizitë në veri, duke kujtuar kështu historinë dhe heronjtë e Kosovës.

Pasardhësi i komandatëve të UÇK-së, Hamëz Jashari ka thënë se Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj zone.

Postimi:

Nga Prekazi në Veri!

Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës.

Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit.

Të fala nga Veriu!

Image
Adem dhe Hamëz Jashari vizitojnë veriun e Kosovës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat