Sondazhi i ri, Pozhari “ngacmon keq” opozitarët: Hamzën e përvëluan - priteni tash LDK-në me këtë kandidat për kryeministër

Aktuale

Sondazhi i ri, Pozhari “ngacmon keq” opozitarët: Hamzën e përvëluan - priteni tash LDK-në me këtë kandidat për kryeministër

Nga: A.Zh Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:39
Lumir Abdixhiku dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas publikimit të sondazhit nga UBO Consulting, i cili e nxori Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë, me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.

Në disa postime të publikuara në Facebook, Pozhari ka ironizuar me opozitarët, përcjell Bota sot.

“Edhe për opozitën bohet mirë. 10 vjetët e para i kanë pak vështirë.

Natën e mirë!”, ka shkruar ai.

“Priteni tash LDK-në me kandidatin për kryeministër.

Moto: Me Skënderin përpara, na priftë e mbara!”, ka shkruar Xhevdet Pozhari në një postim në Facebook.

Ai ka “ngacmuar” edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Bedri Hamzën jo që e djegën, por e përvëlun. Nuk kanë thënë kot, çka ta bon i joti...

Tash veç nëse e bëjnë me Lumirin bashkë një podcast. Kënaqen llaf, muhabet”, ka shkruar analisti.

Në sondazhin për muajin mars, PDK-ja ka dalë e dyta me 17.1 për qind të votave.

Ndërsa, në vendin e tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 16 për qind të votave.

Kurse, koalicioni AAK-Nisma kanë marr 6.9 për qind të përkrahjes, derisa Lista “Guxo” në këtë matje ka marrë vetëm 0.6 për qind.

Rezultatet e këtij sondazhi deri tani i ka komentuar partia në pushtet, por jo edhe opozita./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat