Salihu: Nuk e di nëse do të ketë sukses evidentimi i dëmeve të luftës përmes ASK-së

Aktuale

Salihu: Nuk e di nëse do të ketë sukses evidentimi i dëmeve të luftës përmes ASK-së

Më: 6 prill 2024 Në ora: 11:14
Ismet Salihu

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Ismet Salihu thotë se sa ka qenë anëtar i Institutit për Krime Lufte gjatë periudhës 2011 e tutje, kanë punuar shumë dhe kanë bërë një mori hulumtimesh e kanë hapur ekspozita.

‘’Kemi punuar afër shtatë vjet, kemi bërë hulumtime, botime të atyre hulumtimeve në gjuhën shqipe dhe angleze, për vrasje, për të zhdukurit, për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. I kemi hapur pesë ekspozita në Austri, Turqi dhe në Tiranë, Prishtinë dhe kemi punuar në maksimum atë kohë. Botimet për vrasje, për të zhdukurit, me emër e me mbiemër i kemi vendos aty në hulumtimet dhe gjetjet tona’’, thotë profesori Salihu për Fo.

Salihu shpreh pak skepticizëm nëse do të ketë sukses Instituti që u themelua së fundi.

 ‘’Ishalla ka sukses ky Institut i ri nëse punohet, ama ngadalë po shkon puna se që tri vite e gjysmë ka fillu me u përgatitë, tash si duket edhe një vit ose dy me ja nisë punës, ato vitet po shkojnë’’, thekson ai.

Ndërkohe sa i përket evidentimit të dëmeve të luftës, Salihu shprehet se nuk e di nëse do të ketë sukses një proces i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat