AAK i përgjigjet PDK-së, që propozoi 9 qershorin për zgjedhjet e reja

Aktuale

AAK i përgjigjet PDK-së, që propozoi 9 qershorin për zgjedhjet e reja

Më: 7 prill 2024 Në ora: 09:08
Ramush Haradinaj

Nga AAK thonë se sa më parë të bie Qeveria Kurti aq më mirë është për Kosovën.

Madje ata thonë se kanë pasur edhe hapa konkret për rrëzimin e Qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, duke përmendur mocionin e mosbesimit.

‘’Sa më shpejt që kjo Qeveri të bie, aq më e shëndetshme është për vendin tonë. Hapat konkret AAK i ka marr nënshkrimet për mocion, ku dy partitë tjera opozitare po hezitojnë’’, tha Gazmend Syla, sekretar organizativ i AAK-së.

Syla thotë se për AAK-në s’ka problem 9 qershori i propozuar nga PDK, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se për këtë parti sa më parë që bie Qeveria Kurti, aq më mirë është për vendin.

‘’Për AAK-në s’ka problem edhe me 9 qershor me shku në zgjedhje, sa më shpejt që të bie kjo Qeveri, aq ma parë, aq më mirë është për neve me u kriju një Qeveri tjetër, sepse Kurti po bën gabime të njëpasnjëshme. Nuk kemi ndonjë datë specifike, por për AAK-në sot është vonë me rënë Qeveria Kurti edhe dje ka qenë vonë’’, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat