LDK: E domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve

Aktuale

LDK: E domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve

Më: 7 prill 2024 Në ora: 11:35
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një reagim në të cilin thuhet se i demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se LDK-ja është duke e përcjellë me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit, sipas tyre, po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta.

“Megjithëse për javë të tëra LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor; pushteti ikë. Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona”.

“Sipas listës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vetëm tri vjet qeverisje, pushteti ka dhënë plot 781 tenderë sekret, që do të thotë ka dhënë tenderë sekret në vlerë prej 209 milionë euro. Pra çdo ditë pune pushteti jep 1 tender sekret. Kjo është e vërteta, dhe jo vetëm kaq”, thuhet në njoftim.

Ky subjekt tutje shprehet: “LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. LDK propagandën e kësaj Qeverie e demaskon me publikimin e shifrave zyrtare, në këtë rast sipas listave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat