Osmani uron romët në ditën ndërkombëtare të tyre

Aktuale

Osmani uron romët në ditën ndërkombëtare të tyre

Më: 8 prill 2024 Në ora: 17:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përbërë nga përfaqësues të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Erxhan Galushi.

Presidentja Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Ajo i falënderoi pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, e të cilët përbëjnë shtyllë të fuqishme të shoqërisë sonë.

Osmani uroi në gjuhen rome - Ditën Ndëkombëtare të Romëve ”Bahtalo 8 Aprili - Lumiako Dive e Romengo” (Urime 8 Prillin - Ditën Botërore të Romëve).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat