Kryesuesi i radhës i OSBE-së do të vizitojë Kosovën

Aktuale

Kryesuesi i radhës i OSBE-së do të vizitojë Kosovën

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:52
Ian Borg

Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë Kosovën më 11 prill për të diskutuar rreth angazhimit të OSBE-së dhe për t’u takuar me liderët politikë.

Gjatë vizitës së tij, Borg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai gjithashtu do të mbajë takime me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, dhe do të takoj pjesëmarrëse nga Akademia e Dialogut e OSBE-së.

Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për t’u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar rreth të drejtave të komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave.

Ai do të takohet edhe me kryetarët e komunave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Borg do të takohet edhe me Peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat