Thirrja e ekspertit: Kosova të afrohet me këto dy shtete

Aktuale

Thirrja e ekspertit: Kosova të afrohet me këto dy shtete

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:33
Adrian Shtuni

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni tha në një intervistë për Euronews Albania se në këtë periudhë tranzicioni gjeopolitik që gjendet bota, Kosova duhet të pozicionohet siç duhet.

Sipas tij, Kosova duhet të përqendrohet veçanërisht në forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe partneritetit, sidomos me SHBA dhe me Shqipërinë, marrëdhëniet me të cilën, siç tha janë kritike.

“Shumë gjëra janë duke ndryshuar, ke një luftë në Ukrainë, zgjedhjet në SHBA, zgjedhjet në BE, shumë gjëra janë në tranzicion. Vuçiç po mundohet të kuptojë se në çfarë drejtim po shkojnë gjërat dhe të pozicionohet në funksion të interesave të Serbisë.

Puna është si duhet të reagojë Kosova kur kemi një realitet gjeopolitik në tranzicion, kur shikojmë shumë vende që forcojnë partneritetet, futen në aleanca, Kina me Rusinë me Iranin, Suedia, Finlanda në NATO, Francës po i kërkohen avionë nga Rusia, secili mendohet të armatoset, të forcojë aleancat.

Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë, sidomos te rritja e kapaciteteve ushtarake dhe forcimi i aleancave, duke filluar nga ajo me SHBA që duhet të jetë në një nivel tjetër. Dhe marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë kritike dhe duhet të ketë një ‘reset’ të këtyre marrëdhënieve në të mirë të interesave të Kosovës”, tha Shtuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat