​Anëtarësimi i Kosovës, Borg: Këshilli i Evropës ka rregullat e veta

Aktuale

​Anëtarësimi i Kosovës, Borg: Këshilli i Evropës ka rregullat e veta

Më: 11 prill 2024 Në ora: 18:12
Ian Borg

Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar progres në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, teksa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha se për këtë ekzistojnë rregulla të caktuara.

Ai gjatë vizitës së tij në Kosovë nënvizoi nevojën e zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Borg: Duhet të ketë progres në dialog

Ne diskutuam gjithashtu për potencialin e dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Riangazhimi për dialog dhe vazhdimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura është thelbësore për të ruajtur progresin. OSBE-ja është e gatshme të mbështesë këto përpjekje. Kemi pasur edhe biseda shumë të rëndësishme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve. Kjo mbetet kyçe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, e cila gjithashtu mbetet një fushë e gjatë e angazhimit për misionin e OSBE-së në Kosovë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Borg ka refuzuar të komentojë duke thënë se nuk mund të gjykojë, por tha se KiE ka rregullat e veta dhe së shpejti do të merret një vendim.

Borg: Këshilli i Evropës ka rregullat e veta dhe do të merret një vendim

Unë nuk jam këtu për të gjykuar se kush është në të njëjtën linjë me, apo nuk e di cilën fjalë saktësisht përdoret, për të mos respektuar një marrëveshje apo jo. Këshilli i Evropës ka rregullat e veta dhe kur do të vijë aplikimi, pra javën e ardhshme, dhe më pas në maj përpara Këshillit të Ministrave në mënyrë demokratike, Këshilli do të merr vendimet e tij, ku secili anëtar në thelb do të votojë ashtu siç dëshiron të shprehë qëndrimin e tij. Pra, pa hyrë në merita se kush i respekton apo jo marrëveshjet, Këshilli i Evropës ka rregullat e veta dhe do të merret një vendim dhe ne e marrim situatën në dorë prej andej. Nuk ka shumë kohë për të pritur. Është afër dhe së shpejti do të dimë se si vendos Këshilli i Evropës”, shtoi ai.

Ai foli edhe procesin zgjedhor për shkarkimin e kryetarëve në veri, ku tha se i njëjti duhet të jetë fer i dhe i drejtë dhe më pastaj duhet të avokohet për pjesëmarrje të komunitetit serb.

Borg: Është e rëndësishme të kemi zgjedhje të drejta

Sigurisht që i bëj jehonë asaj që deklaroi misioni dhe organizata. Është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të drejta dhe pasi të garantohen zgjedhje të drejta, atëherë ne avokojmë për pjesëmarrje në to, dhe organizata është e gatshme që, natyrisht, të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës në procesin e demokratizimit”, tha Borg.

Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat